Regjimin juridik te pronësisë dhe bashkëpronësisë palëve ndërgjyqës.
Krijimin e marrëdhënieve kontraktuale, ndryshimin dhe shuarjen e marrëdhënieve juridike me natyre kontraktuale mes palëve.
Kërkimin e demit civil, demit moral dhe te fitimit munguar ne interes të paleve të demtuara nga palet që e kane shkatuar demin qofte per shkak te veprimit juridiko-civil, penal apo administrativ.
Kërkimin e demit ekzistencial, moral, material dhe te fitimit munguar ne interes të palëve të dëmtuara shkaktuar nga aksidentet rrugore apo nëpërmjet mjeteve motorike rrugore, hekurudhore, detare dhe ajrore, ne kompanite që i kane pasur të siguruara keto automjete apo prane Byrosë Kombtare te Sigurimive.
Hartim i Kerkes-Padisë dhe Kunder-Padisë civile, apo akteve te tjera juridike si; Ankim, Kunderankim, Rekurs, Kunder-rekurs, Kerkese ne Gjykate Kushtetuese, si dhe Kerkese per njohjen e vendimeve te gjykatave të huaja prane gjykatave kompetente, paraqitja dhe përfaqësimi i paleve ne baze te këtyre akteve ne Gjykatat e Shkallës së Pare, te Apelit, gjykaten e Larte dhe Gjykaten Kushtetuese
Hartim i Ankimeve ne emer te personave fizik dhe Juridike ne Gjykatën Europjane të të Drejtave të Njeriut si dhe përfaqësimin e subjekteve prane kësaj gjykate.
Konsulencë juridike në lidhje me formën ligjore të; lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike të detyrimit apo marrëdhenive të tjera kontraktore. Konsulencë në përpilim kontratash të të gjitha llojeve, përfshirë këtu edhe kontratat aksesore si mjete të sigurimit për përmbushjen e detyrimeve.
Hartimin e kontratave individuale dhe kolektive të punës.
Perfaqësimin në proçese gjyqësore, duke kundërshtuar largimin nga puna, si dhe duke kërkuar respektimin dhe shpërblimin e të gjitha detyrimeve nga ana e punëdhënësit, në rastet e largimit nga puna në kundërshtim me Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë.
Hartim i Kerkes-Padisë dhe Kunder-Padisë, apo akteve te tjera juridike si; Ankim, Kunderankim, Rekurs, Kunder-Rekurs, Kerkesë ne Gjykate Kushtetuese, paraqitjen dhe përfaqësimin e paleve ne baze te këtyre akteve ne Gjykatat Civile te Shkallës së Pare, të Apelit, Gjykatën e Lartë, Gjykaten Kushtetuese dhe GJNDNJ.

49

6