Ofrojmë shërbimin e përfaqësimit për shoqëritë tregtare, në lidhje me formën ligjore të ushtrimit të veprimtarisë tregtare, në hartimin e
dokumentacionit të nevojshëm që ka të bëjë me:

Themelimin e shoqërive tregtare, përgatitjen e akteve të themelimit, regjistrimin pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe pranë organeve te tjera te administratës shtetërore.

Hartim statutesh dhe akte themelimi për shoqëritë tregtare. Administrimin e shoqërive tregtare, ndryshimet statutore, marrëdhëniet midis ortakëve, shitblerje të aksioneve dhe kuotave të shoqërisë, për mënyrën dhe formën ligjore të rritjes apo zvogëlimit të kapitalit themeltar të shoqërive tregtare, etj.

Ndryshimin e formës ligjore të shoqërive nëpërmjet: bashkimit, shndërrimit dhe likuidimit

Marrëdhëniet e shoqërisë tregtare me palët e treta. Përfaqësim në gjyq të shoqërive tregtare për çështje civile dhe administrative, si dhe përpara të gjitha organeve administrative apo institucioneve të ndryshme, kërkimi i informacionit, përpilim ankesash, përfaqësimi i të drejtave tuaja pranë komisionerëve për të drejtën e informimit, të dhënat personale etj.

Përfaqësimi pranë institucioneve tatimore, mbajtja e marrëdhënieve, përpilimi i kërkesave, ankimi i njoftim vlerësimeve tatimore në rrugë administrative dhe gjyqësore

Ndjekja e procedurave ligjore pranë Autoritetit të Konkurrencës në lidhje me shkelje të  mundshme të tregut të lirë që cenojnë mbarëvajtjen e biznesit tuaj, përfaqësim në seancë dëgjimore, përpilim profesional ankesash, ankime në Gjykatë.

Ndjekja e praktikave të lidhjes dhe zgjidhjes se kontratave, zgjidhje gjyqesore dhe jogjyqësore e konflikteve kontraktuale apo jokontraktuale, ndjekja e proceseve ligjore përmbarimore ku ju jeni palë kreditore apo debitore, draftimi i kërkesave dhe marrëveshjeve për pagimin me këste të detyrimit, përgatitja dhe draftimi i kërkesë padive që lidhen me proceset përmbarimore, konsulence ligjore mbi garantimin e detyrimeve tuaja ndaj të tretëve, draftimi i kërkesëpadive në lidhje me shpërblimin e dëmit kontraktor dhe jokontraktor.

50

48