Asistencë ligjore gjate shoqërimit, ndalimit, si dhe në të gjithë fazën e hetimeve deri në marrjen e vendimit mosfillimit apo pushimit të Procedimit Penal apo njoftimin e akuzës. Ndihma juridike konkretizohet në këto momente proceduriale:

  • Ndalimi nga organet e Procedimit Penal
  • Arrestimi në kushtet e flagrancës apo shpalljen në kërkim
  • Procesi i marrjes në pyetje si dhe njoftimi i akuzës ndaj të pandehurit
  • Lloji i masës së sigurimit / ndalimit gjatë kërkesës së organit të akuzës
  • Në kërkesat për zëvendësimin e masës sigurimit, kërkesës për kryerjen e veprimeve të ndryshme hetimore, kërkesës për kryerjen dhe kundërshtimin e ekspertimit, sigurimin e provave etj.

Përfaqësim në Gjykatë gjatë procesit të vleftësimit të kërkesave të prokurorit nga gjyqtari i seancës paraprake deri në kërkesën për gjykim apo pushim të Procedimit Penal

Përfaqësimi përfshin mbrojtjen e të drejtave të të përfaqësuarve si person nën hetim, person që i atribuohet vepra penale, si i pandehur, si i dënuar, apo si viktimë (i dëmtuar nga vepra penale).

Shërbimi i përfaqësimit përfshin mbrojtjen e të drejtave të personave të ndaluar, arrestuar apo të dënuar gjatë gjithë proçesit penal, duke i mbrojtur dhe përfaqësuar kategoritë e mësipërme në të gjitha shkallët e mësipërme të gjykimit.

8

35